FIER - Rreth 50 persona me detyrë roje private, kanë protestuar ditën e sotme përpara kompanisë së naftës “Trans Atlantik” në Fier pasi nuk kanë marrë pagën që prej 4 muajsh.
Punonjësit e kompanisë së sigurisë private “Alb Force” janë ngritur në protestë, pasi sipas tyre, kompania naftënxjerrëse “Trans Atlantik” nuk i ka paguar që prej muajit nëntor të vitit të kaular.
Sipas koordinatorit të kompanisë “Alb Force” Florenc Dobulla, rojet e kësaj kompanie punojnë në ruajtjen e puseve të naftës së “Trans Atlantik”, por se tashmë prej muajsh nuk marrin pagesë.
Dobulla thekson se protesta e sotshme është vetëm paralajmëruese, pasi nëse nuk merren masa atëherë ata do të jenë të detyruar që të bllokojnë zyrat dhe rrugën kryesore të kompanisë “Trans Atlantik”.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com