Fier, 50 vjeçarit i gjejnë në shtëpi 3100 fara kanabisi, kishte mbjellur dhe në oborr

FIER - Një 50 vjeçar u arrestua pasi në banesën e tij iu gjetën 3100 fara kanabisi.

Policia kishte informacione se banori i fshatit Kreshpan kishte kultivuar bimë narkotike cannabis sativa, në territorin përreth banesës së tij.

Nga kontrollet u gjetën dhe u sekuestruan 3100 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa. Në vijim, u gjetën dhe u asgjësuan nëpërmjet djegies, 6 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat i kishte kultivuar në mes të tokës së tij të mbjellë me pemë frutorë, me qëllim fshehjen e tyre” bën të ditur policia e Fierit.

Ndaj 50 vjeçarit rëndon akuza "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Kultivimi i bimëve narkotike".

Në hetim në gjëndje të lirë do të jetë dhe nipi i tij 24 vjeçar i cili kundërshtoi policët për arrestimin e 50 vjeçarit.

S.G/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?