Në qytetin e Krumës është hapur çerdhja e parë publike me një kapacitet prej më shumë se 60 fëmijësh. Ambientet e reja janë përshtatur për të garantuar siguri, kujdes dhe kushte të përshtatshme për fëmijët gjatë qëndrimit të tyre.

Përgjegjegjësja Shpresa Ukperaj, u shpreh se me hapjen e këtij shërbimi do të plotësohen nevojat e hershme që i kishin munguar këtij komuniteti.

“Për familjet e Hasit, hapja e këtij shërbimi plotëson një nevojë të hershme të komunitetit. Për tre dekada, prindërit nuk kanë pasur një çerdhe publike ku të mund të adresonin nevojat për kujdesin ndaj fëmijëve të vegjël”- tha ajo.

Ndërkohë Kujtesa Muneka, një edukatore e kësas çerdhe ka theksuar se realizimi i këtij projekti synon t’u ofrojë familjeve të kësaj zone një mundësi për kujdesin ndaj fëmijëve të tyre.

"Investimi ka sjellë një godinë të re dhe ambiente të përshtatshme për fëmijët, duke i ofruar komunitetit një infrastrukturë të re dhe një shërbim social që ka munguar për shumë vite.

Realizimi i këtij investimi është bërë i mundur falë bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, TİKA në Shqipëri, dhe Bashkisë Has.

Çerdhja e re synon t’u ofrojë familjeve të zonës një alternativë të qëndrueshme për kujdesin ndaj fëmijëve në vitet e para të jetës, duke krijuar njëkohësisht kushte më të përshtatshme për prindërit dhe fëmijët e vegjël."- përfundoi Muneka.

Kjo çerdhje e parë publike në Bashkinë Has është bërë gati pas rreth 30 vitesh.