FIER- Mungesa e kushteve higjeno-sanitare rrezikon mbylljen e disa shkollave në rrethin e Fierit. Kryeinspektori i Higjenës në Drejtorinë e Higjienës në Fier, Laze Bregasi, jep alarmin se qindra nxënës janë të rrezikuar nga sëmundjet infektive, pasi në shkollat e tyre nuk ka kushte të përshtatshme hegjieno-sanitare.

Bregasi thotë se ka paralajmëruar masa administrative ndaj përfaqësuesve vendorë, ndërsa shton faktin se shkak për këtë problem është edhe mungesa e fondeve.

Drejtoria e Higjienës ka ndëshkuar me rreth 50 gjoba brenda këtij viti edhe subjektet të tjera që nuk plotësojnë kushtet higjienike, si fast food-e, restorante, lokale, etj.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)