Një 66-vjeçar u arrestua nga Policia e Fierit pasi ka tentuar të vrasë një person.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë G.K, 66 vjeç, banues në Fier.
Arrestimi i tij u bë pasi për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me thikë, personin me inicialet N.K, 57 vjeç, banues në Fier. Ai ka marrë plagë dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Policia e Fierit thotë se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprën penale "Vrasje e mbetur në tentativë".