Fier/ Aksident me dy të lënduar në Bocovë, motori përplas këmbësorin (EMRAT)

FIER - Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë, në vendin e quajtur Bocovë në Fier. Një motorr është përplasur me një këmbësor 85-vjeçar, i cili ka marrë lëndime në trup ndërkohë që si pasojë e goditjes së fortë është dëmtuar dhe drejtuesi i motorrit.

Drejtuesi i motomjetit Ardi Metushi, 37 vjeç dhe i moshuari Neki Bida, janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit  ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

'Rreth orës 18:20, në Boçovë, motomjeti me drejtues shtetasin A. M., 37 vjeç, ka përplasur këmbësorin, shtetasin N. B., 85 vjeç. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit dhe këmbësori janë dëmtuar dhe ndodhen në Spitalin Rajonal Fier, në kujdesin e mjekëve.', njofton policia.

Ndërkohë në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po kryejnë të gjitha veprimet procedurale për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti me dy të lënduar.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Kur të vjen turp që je me Berishën, si i fshihen kamerave demokratët në Toronto

Kur të vjen turp që je me Berishën, si i fshihen kamerave demokratët në Toronto