Policia bëri të ditur për faqen online “Shqiptarja.com” autor i aksidentit është 22 vjeçari, Fatjon Habilaj, i cili drejtonte makinën tip fuoristradë me targa AA 810 CI.
Ndërsa viktimat janë G. SH 17 vjeç, A. K, 15 vjeç, A. M, 12 vjeç.
Nga të dhënat e para hetimore dyshohet se tre adoleshentët po udhëtonin me një motorrçikletë kur janë përplasur nga makina e cila drejtohej nga 22 vjeçari. Edhe vetë Fatjon Habilaj ka marrë plagë të lehta nga aksidenti. Aktualisht ndodhet i arrestuar për veprën penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit dhe po merret në pyetje për rrethanat e aksidentit. Dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë shpejtësia mbi normën me të cilën i riu po i jepte makinës.
(sg/shqiptarja.com)