FIER- Policia ndërtimore e Fierit ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një aksion për lirimin e trotuareve. Rreth 169 objekte kanë bllokuar trotuaret në qytetin e Fierit, dhe aksioni i INU synon largimin e reklamave, kioskave dhe karrigeve në lokaleve.
 
Gjatë aksionit të nisur mëngjesin e sotëm për lirimin e hapësirave publike, policia ka hasur në kundërshtimin e pronarëve.
 
Kreu i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik të Fierit, Ferdinand Muskaj tha se aksioni për lirimin e trotuareve në këtë qytet do të zgjasë 10 ditë.
fier policia ndertimore
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)