FIER- Mungesa e kushteve higjeno-saniatare ka bllokuar në Fier 15 furra buke. Në një aksion të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit u penalizuan po ashtu edhe shumë furra të tjera për mungesë dokumentacionesh. 
 
Rreth 15 furra buke janë bllokuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në rrethin e Fierit, si pasojë e mungesës së kushteve higjeno-saniatre. Gjatë një aksioni për verifikimin e kushteve në të cilat prodhohet buka, AKU ka penalizuar edhe 25 furra për mungesë të higjienës, si dhe 27 të tjera për mungesë të dokumentacioneve.
 
Në rrethin e Fierit operojnë gjithsej 124 furra buke, ndërsa specialistët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit thanë se aksioni për kontrollet e furrave do të jetë prezent përgjatë gjithë kohës.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)