Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në Fier pasi akuzohen për prerje të paligjshme të pyjeve. Punonjësit e drejtorisë se Shërbimit Pyjor në bashkëpunim me Inspektoratin Pyjor dhe Policinë e Shtetit kanë arrestuar shtetasit Edmond Bregasi dhe Arben Fejzo, të dy banues në Lalarj komuna Portez, pasi kanë prerë dru lisi dhe koçimare, në mënyrë të paligjshme në pyllin e Gjorgos.
 
Ndërkaq, materialet në ngarkim të Bregasit dhe Fejzos i kanë kaluar prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal.