FIER- Amortizimi i tejskajshëm i aksit rrugor që lidh qytetin e Fierit me fshatrat e komunës Portëz ka izoluar rreth 8 mijë banorë që jetojnë në këtë zonë. Ky problem është evident për fshatrat Mbyet, Lalar, Plyk , Kraps etj.

Për këtë, banorët ankohen se rruga prej vitesh është në gjendje të pakalueshme dhe askush nuk ka vënë dorë për rehabilitimin e saj.

Shqetësimi i banorëve ka shkuar në të gjitha instancat shtetërore, aq sa në zgjedhjet parlamentare të 2009-ës banorët bojkotuan procesin zgjedhor në shenjë proteste për indiferentizimin e treguar ndaj këtij komuniteti.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)