Fier, apeli i 44 vjeçares me kancer
të gjirit: S'kam mundësi të kurohem!

Fier, apeli i 44 vjeçares me kancer<br />të gjirit: S'kam mundësi të kurohem!
FIER - Prej kohësh ndjente dhimbje nga një gjendër në qafë, por pamundësia ekonomike nuk ia mundësonte një vizitë tek mjeku. Por dita për të marrë lajmin e kobshëm erdhi, teksa analizat treguan se ajo ishte prekur nga kanceri i gjirit

Personazh i kësaj historie është 44 vjeçarja Lindita Maloku nga komuna Qender e Fierit, e cila prej kohësh është diagnostikuar me kancer në gji, sëmundja që tashmë ka ndryshuar gjithcka në jetën e saj.

Lufta karshi kësaj sëmundjeje bëhet më rendë, teksa 44 vjeçarja e divorcuar nga burri dhe nënë e dy fëmijëve, përballet më vështirësi të shumta ekonomike.

Pamjet e fokusuara nga kamera e televizionit A1 Report në banesën e saj nuk kanë nevojë për koment, teksa duket qarte se mjerimi dhe skamja janë ulur këmbëkryq në vatrën e kësaj familjeje. Lindita rrëfen momentet kur filluan të shfaqeshin dhimbjet e para si pasojë e sëmundjes.

“Kjo është shtëpia siç po e shikoni, kjo ka qenë edhe më përpara, mos të them shtëpi po stallë kuajsh dhe nuk e di se si mund ta përballoj unë në këtë situatë që kam përjetuar dhe po përjetoj të gjëndrës që kam të gjirit dhe nuk e di që aktualisht nuk po i marr ilaçet domethënë gjilpërat, 14 copë që bëjnë njëqind e pesëdhjetë e ca mijë lekë. Unë banoj në këtë shtëpi dhe siç e shikoni ju kjo shtëpi është e pabanueshme dhe lus Zotin që mos bjeri shi sepse gjatë shiut ka probleme, dhoma mbushet plot me ujë. Unë jam e divorcuar sepse bashkëshorti ishte i dhunshëm, pinte dhe nuk është marrë asnjë masë qoftë nga ndonjë biznesmen, se të gjithë fierakët janë biznesmenë kanë mundësi ta ofrojnë këtë gjë , gjë që nuk e bëjnë, neglizhojnë.” shprehet 44 vjeçarja

Më pas për të vjen lajmi tronditës së është prekur nga kanceri i gjirit.

“Siç e patë edhe vetë nga këto kushte ku jetoj nuk e di më se si mund të jetoj këtu, vetëm ti them jetës ndal, është një gjë katastrofike , nuk mund të jetohet këtu. Tani gjendja është shumë e rënduar sepse po vjen dimri kështu që aktualisht ndodhem përballë një realiteti dhe ndodhem midis të keqes më tepër sepse më duhet për të vajtur përsëri pas dy muajsh te doktori.” tregon ajo

Vështirësitë ekonomikë të familjes saj e bëjnë të pamundur të qa ajo të vazhdojë kimioterapinë apo të marrë medikamente, duke bërë kështu që sëmundja të përparojë gjithnjë e më shumë. Apeli i saj për ndihmë i drejtohet kujtdo që ka mundësi ta ndihmojë, qofte institucion shtetëror apo edhe individ privat.

“Nuk e di se çdo bëhet me jetën time, është midis fatit dhe realitetit, fatit që do te thotë që është jeta ime dhe realiteti që do të thotë sic po e shikoni ju këtu , kështu që të tërë ata që e shikojnë këtë televizion ata dinë vetë të gjykojnë vetë, mbase do të hapet ndonjë dritë, shpresa vdes e fundit.” përfundon ajo

Televizioni A1 Report largohet nga banesa e 44 vjecares me shpresën se dikush do ti përgjigjet apelit për ndihmë.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024