FIER - Policia e Fierit ka arrestuar dy persona nga Pojani i Fierit për pengmarrje. Ata janë 37-vjeçari Aleksander Mile dhe 32-vjeçari Eno Mandro.
 
Në bashkëpunim me njeri –tjetrin, ata kanë marrë në makinën e tyre, për më shumë se një orë e duke e kërcënuar dhe rrahur, 50-vjeçarin me iniciale I.L duke e çuar në pyllin e Semanit.
 
Arsyeja e pengmarrjes ka qënë banale, pasi pengu ishte duke ndërtuar shtëpinë e tij dhe për këtë arsye, ka sjellë materiale ndërtimi jashtë oborrit të tij, ç’ka I ka shqetësuar dhe bezdisur fqinjët e tij.
 
Ata i kanë kërkuar t’i largojë dhe kanë debatuar, pasi materialet u pengonin lëvizjen e makinave për në shtëpi. Pas debatesh, ata e kanë marrë peng fqinjin dhe pasi e kanë kërcënuar me jetë, e kanë lënë në pyll.
 
Policia, pas denoncimit të 50-vjeçarit ka nisur hetimin për ngjarjen.
 
Redaksia online
(ar.sh/shquptarja.com)