Policia e Fierit ka arrestuar dy persona të cilët ishin shpallur në kërkim pasi për njërin prejt tyre gjykata kishte dhënë masë sigurie dhe tjetrin e kishte dënuar me 1 muaj e 10 ditë burg.

Në pranga ka rënë Renard Hamitaj, 25 vjeç, banues në Fier, për të cilin gjykata kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Ndërkohë, të arrestuarin tjetër,  56- vjeçarin Kosta Peto, gjykata e ka kishte dënuar me 1 muaj e 10 ditë burg për veprën penale “Kanosje për shkak të detyrës”.

Njoftimi i policisë:
Policia e Fierit kap dhe ndalon 2 shtetas të shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, bënë të mundur ndalimin e shtetasve:

1.Renard Hamitaj, 25 vjeç, banues në lagjen “Sheq i Vogël” Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga Neni 279/2 i Kodit Penal.

2.Kosta Peto, 56 vjeç, banues në fshatin Muçaj, Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier e ka dënuar me 1 muaj e 10 ditë burg për veprën penale “Kanosje për shkak të detyrës” parashikuar nga Neni 238 i Kodit Penal.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com