Fier-Policia e fierit ka arrestuar për shitje të lëndëve narkotike 33 vjeçarin Mario Beqiri banues në Lushnje.

Gjatë operacionit të antidrogës të koduar “White” është sekuestruar një dozë kokaine në flagrancë, ndërsa pas kotrolit të ushtruar në banesën e Beqirit u gjet një sasi tjetër rreth 24 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë, një peshore elektronike e cila shërbente për ndarjen e lëndës në doza, një armë zjarri pistolet e markës ECOL Special, një krehër, tre fishekë, një thikë, 110 Euro, 400 dollarë si edhe automjeti i markës "Audi A3".

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje i armëve dhe municionit luftarak” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje i armëve të ftohta” parashikuar nga Nenet 283, 278/3 dhe 279 të Kodit Penal.

[gallery]25349[/gallery]

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com