Policia e Fierit ka vënë në pranga një shtetas të dënuar nga gjykata me 5 vite burg, për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, kapën dhe ndaluan 34-vjeçarin nga Vlora, Erjon Sadikaj.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me Vendimin e datës 09.07.2014, e ka dënuar me 5 vjet burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, parashikuar nga Neni 283/1 i Kodit Penal.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com