FIER - Komisariati i Policisë së Mallakastrës ka ndaluar dje 39-vjeçarin Astrit Liçaj nga fshati Greshicë i Mallakastrës, pasi ai ushtronte shpeshherë dhunë mbi babanë e tij 70-vjeçar.
 
39-vjeçari, për motive të dobëta ka goditur me grushta dhe sende të forta babain e vet 70-vjeçar, që kishte marrë edhe urdhër mbrojtjeje nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, pasi ishte dhunuar dhe herë të tjera nga i biri.

Ndalimi i ketij shtetasi u bë me akuzën e “Dhunës në familje” dhe “Veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, parashikuar nga nenet 130/a e 321 të Kodit Penal.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)