FIER- Policia e Fierit ka arrestuar shtetasin Arben Gropa, i kërkuar në Itali për trafik të lëndëve narkotike. 45-vjeçari Arben Gropa, banues në Patos të Fierit është dënuar nga drejtësia italiane me 32 vjet e 6 muaj burg për trafik të lëndëve narkotike.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë me qëllim ekstradimi në shtetin Italian pasi Gjykata e Romës e ka dënuar për veprën penale “Trafik Droge”. Për t’i shpëtuar drejtësisë, Arben Gropa ka ndryshuar dhe gjeneralitetet në Vangjel Zijaj.
Prangat iu vunë gjatë operacionit policor të quajtur “Pelikani”.
Redaksia Online
(e.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com