FIER – Një 27-vjeçar, banor i Tiranës, është arrestuar në flagrancë nga policia e Fierit për gjobvënie. Aleks Ndue Lala, sipas policisë, akuzohet për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, pasi ai ka kërcënuar një qytetar nga Fieri që t’i japë 30 milionë lekë.
Policia e Fierit e emërtoi operacionin e saj “Koordinimi” dhe pas një hetimi intensiv dy javor në bashkëpunim me Prokurorinë për Krime të Rënda, arrestoi Lalën në mesnatë.
Ndaj 27-vjeçarit hetimet do të vazhdojnë, për të dokumentuar në mënyrë të plotë ligjore tërë aktivitetin e tij kriminal.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com