FIER - Është arrestuar sot një polic me akuzën e ngacmimit seksual të fqinjës së tij .

Ngjarja ka ndodhur në Fier, rreth orës 18:30 të mbrëmjes, teksa SHKB ka arrestuar gjatë një aksioni efektivin e policisë, Petrit Beqiri, 50 vjeç, me akuzën e ngacmimit seksual të fqinjës së tij, mbi 45 vjeçe.  
 
Petrit Beqiri ishte punonjës i patrullës së përgjithshme të policisë në Patos.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)