Policët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar në flagrancë shtetasin me të dhëna: Aleksandër Ibro, 40 vjeç, banues në Fier.
Aleksandër Ibro po drejtonte automjetin tip "Volkswagen" në aksin rrugor Fier-Vlorë. Gjatë drejtimit të automjetit i arrestuari ishte në gjendje të dehur, duke u bërë ky shkaku për përplasjen që i ka bërë automjetit tip “Dayang” me drejtues shtetasin A.D, 34 vjeç. Incidenti ka ndodhur në vendin e quajtur "Qafa e Koshovicës".
Asnjëri nga dy shoferit e automjeteve nuk është dëmtuar. Shtetasi i arrestuar po hetohet penalisht.
Materialet i kanë kalur Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt" parashikuar nga Neni 291 i Kodit Penal.
d.gj/ Shqiptarja.com