FIER - Ndalimi i 58-vjeçarit Adem Geci, një ditë më parë në qytezën e Levanit në Fier vijon të shqetësojë opinionin publik. Të trondituar nga kjo ngjarje janë edhe shokët e shoqet e shkollës së 16-vjeçares që akuzon të atin se e ka përdhunuar. Sipas tyre, ajo ishte një vajzë e rregullt e qetë dhe sistematike.
16-vjeçarja që denoncoi të atin është larguar para katër muajsh nga banesa e saj pas një konflikti me prindërit dhe jeton në Tropojë tëk të afërmit e saj. Pjestarët e familjes Geci i kanë mohuar akuzat që 16-vjeçarja i ka bërë kryefamiljarit Ademit, i cili ndodhet ende i shoqëruar në polici.
ARRESTIMI I BABAIT PER INCEST, KALLEZIMI NE POLICI NGA VAJZA
Burimet zyrtare nga policia e Fierit bënë dje të ditur arrestimin e Adem Gecit, i akuzuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me vajzën e tij, madje sipas dëshmisë së vajzës mendohet se abuzimi ka nisur qëkur vajza ishte vetëm 13 vjeç. Të njëjtat burime thanë se 58-vjeçari me origjinë nga Tropoja ka shfaqur prej kohësh probleme mendore.
Kallëzimi për rastin konkret është bërë nga vajza e tij 16-vjeçare, në Komisariatin e Policisë Tropojë, pasi vajza kishte rreth tre muaj që ishte larguar nga banesa e babait dhe kishte shkuar tek të afërmit e saj në rrethin e Tropojës.
VAZJA E MADHE DHE DJALI: NGJARJA E SAJUAR, BABAI PERKUJDESEJ PER NE
Pyetur për këtë ngjarje, vajza e madhe e cila ndodhej në banesë së bashku me vëllain e saj të vogël, e tronditur nga arrestimi i të atit hedh poshtë akuzat e ngritura pasi sipas saj ai nuk e ka bërë një gjë të tillë. Vajza e tij e madhe, e cila studion në Tiranë, e konsideron historinë të sajuar, pasi e cilëson të atin një njeri fanatik, që i ka rritur fëmijët me halle, por nuk është shprehur kush e ka bërë.
Të njëjtin reagim ka pasur edhe djali i vogël i tij, i cili shprehet se babai është përpjekur gjithmonë për ta.
KOMSHINJTE: ADEMI ISHTE FANATIK, SHTETI TE ZBARDHE NGJARJEN
Ndërsa komshinjtë janë shprehur se Ademi ishte njeri fanatik për vetë zonën nga ai ka ardhur. “Ai shikonte punën e tij dhe nuk na besohet ta ketë bërë këtë krim. Gjithsesi këtë e di shteti dhe ai ta zbardhë”, shprehet një prej banoreve të zonës ku jeton familja Geci. Ndërkohë, një tjetër banore shprehet se vajza është në klasën e 9 dhe dikur ka pasur një histori dashurie, të cilën Ademi nuk e ka pranuar.
KUSH ESHTE ADEM GECI
Por kush është Adem Geci. I dyshuari ka ardhur në rrethin e Fierit para katër vjetësh nga Tropoja dhe është akomoduar në Levan të Fierit, fill mbas vdekjes së gruas se tij, me të cilën kishte tre vajza dhe një djalë. Më pas ai është martuar dhe me gruan e dytë ka lindur një djalë.
*Shkrimi u publikua më 31 mars dhe u përditësua sot
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com