FIER - Teksa kanë kaluar ferrin e momenteve të përmbytjes tashmë janë kthyer në banesat e tyre, ku fatkeqësisht konstatojnë se dëmet e përmbytjeve kanë qenë kolosale. A1Report ka shkuar në shtëpinë e Aranit Drodës nga fshati Ferras i Fierit, banesa e të cilit ishte ndër të përmbyturat nga ujërat e Vjosës.
Uji është larguar nga shtëpia, por ajo çfarë ka lënë pas është dëshpëruese. Pamjet e fokusuara nga kamera e televizionit A1Report në banesë nuk kanë nevojë për shumë koment, ndërsa e zonja e shtëpisë Razije Droda bën një bilanc paraprak të dëmeve në shtëpinë e saj.

Edhe bashkëshorti i saj Aranit Droda teksa mban afër 2 fëmijët e tij pohon së dëmet nuk kanë kursyer as kulturat bujqësore as bagëtitë, ndërsa rrëfen orët e vështira të përmbytjeve.
Fitim Myrtaj sapo është kthyer në shtëpinë e tij në fshatin Ferras, teksa atë me të cilën përballet e ka shumë të vështirë ta përshkruaj. Dëmet e shkaktuara nga përmbytjet në banesën e tij kanë qenë të konsiderueshme. Mobiliet dhe shumë prej objekteve janë shkatërruar në masë, ndërsa dëmet nuk kanë munguar as në kulturat bujqësore dhe gjënë e gjallë.
Sakaq të njëjtin fat kanë pasur shumica e banorëve të Ferrasit në Fier, teksa uji u Vjosës ka pushtuar shtëpitë e tyre.

Dëme të konsiderueshme edhe në fshatin Kafaraj, të mbjellat totalisht të shkatërruara
Ndërkohë fermerët e fshatit Kafaraj ne Fier janë përballuar me dëme të konsiderueshme kulturat bujqësore. Më shumë se tetë hektarë sera të mbjella me luleshtrydhe janë mbuluar nga llumi dhe balta.

Fermerët teksa pohojnë se janë të rrënuar ekonomikisht pas këtyre përmbytjeve, i bëjnë apel shtetit të për ndihmë.
Pritet që Ministria e Bujqësisë të ngrejë një grup punë për verifikimin e dëmeve në sektorin e bujqësisë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO