Banorët e fshatit Povelçë janë në vështirësi për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dy ditëve të fundit.
/Shqiptarja.com
Ata kanë mundur të shpëtojnë bagëtinë nga ujërat, por ushqimet dhe objekte të tjera kanë përfunduar nën ujë.
Një prej tyre është shtetasi Flamur Muho, i cili kërkon ndihmë, pasi dëmet e shkaktuara nga prurjet e lumit Vjosë janë të mëdha.
“Kemi nxjerrë bagëtitë, pastaj ushqimet s’i kemi nxjerrë. Barin, tagjinë, e këto. Ka shumë familje këtu si unë, është gjithë fshati që ka dalë nga shtëpitë”, ka thënë Muho.
Ndërkohë, një tjetër banor i Fierit, Shabani i ka shkruar një letër kreut të opozitës, Lulzim Basha, të cilit i bën me dije se tokat bujqësore i janë mbushur me ujë.
G.F. / Shqiptarja.com

VIDEO









