Fier, banorët kundër
“Bankers Petroleum”

Fier, banorët kundër<br />“Bankers Petroleum”
FIER- Pas shumë e shumë ankesash të qytetarëve të komunës së Zharrëzës, situata ka degjenuar dy ditët e fundit në një përshkallëzim me protestë të organizuar nga 200 banorë, të cilët bllokuan rrugën Fier-Berat. Protestat kundër shpërthimeve, sipas banorëve, të shkaktuara, nga “Bankers Petroleum”, filluan përpara dy ditëve. Banorët kanë protestuar për shpërthimet që ata mendojnë se shkaktojnë tërmete. Gjatë mëngjesit të djeshëm, edhe banorë të Marinzës dhe Roskovecit i janë bashkuar protestës. Protestuesit gjatë paradites së djeshme kanë bllokuar rrugën nacionale Fier-Berat, duke kërkuar zgjidhje nga kompania e shteti. Ata kanë djegur goma makinash duke bllokuar totalisht rrugën nacionale. Gjatë protestës ka pasur një shtim të forcave të policisë si dhe ato të FNSH-së.
 
Zanafilla
Prej shumë kohësh banorët e zonës Patos-Zharrëz janë ankuar për veprimtarinë naftënxjerrëse e kompanisë “Bankers Petrolium”, që sipas është shkaku që kjo zonë është duke pësuar lëkundje të tokës. Gjëndja sizmike e zonës u bë e njohur për herë të parë nga organet shtetërore në qershor të vitit 2012, kur Prokuroria e Fierit ka qenë duke zhvilluar hetime për “shkatërrim prone dhe zjarrvënie të qëllimshme” në dëm të kompanisë së naftës “Bankers Petroleum”, e cila operon në zonën e Zharrëzës dhe Patos-Marinëz në Fier. Gjatë hetimeve mbi këtë rast, prokuroria e Fierit shqyrtoi edhe disa ankesa të banorëve të zonës për shpërthime nëntokësore, të cilat kishin dëmtuar banesat e tyre dhe që, sipas qytetarëve, e kishin prejardhjen nga veprimet e kompanisë “Bankers Petroleum” në nëntokën e kësaj zone.
 
Kompania
Jo shumë kohë më parë, ministri i Energjisë, Gjiknuri, zhvilloi një takim pune me specialistë të Ministrisë së Energjisë, si dhe përfaqësues të banorëve e të kompanisë Bankers Petroleum, për të adresuar problemet e lëkundjes së tokës në Patos-Marinzë. Aty u ra dakord që me financimin e kompanisë “Bankers”, të mundësohet blerja dhe më pas vendosja, fillimisht e dy stacioneve sizmike në këtë zonë me qëllim monitorimin e lëkundjeve.
 
Gjiknuri: “Sot fillon monitorimi i lëkundjeve sizmike”
Ditën e sotme do të nisë puna në terren për të kryer montimin e 2 stacioneve sizmike, që do të shërbejnë për monitorimin sizmologjik të aktivitetit në vendburimin e naftës në zonën e Patos-Marinzës. Fillimisht do të nisë monitorimi i lëkundjeve përmes këtyre dy stacioneve dhe më pas do të vendoset edhe një i tretë fiks dhe 2 të tjerë të lëvizshëm. Këto 5 stacione do të shërbejnë për të verifikuar nëse lëkundjet janë shkaktuar apo jo nga “Bankers Petroleum”.

Tetor 2013
Banorët e fshatit Sheqisht, të komunës Zharrëz, janë ankuar për shpërthimet, që sipas tyre shkaktohen nga kompania “Bankers Petrolium”.  Sipas banorëve ato shkaktojnë çarje të banesave të tyre.
 
Shtator 2013
 Drejtues të mjeteve, që përshkojnë aksin rrugor Fier-Marinzë, janë ankuar se lëvizjet e mjeteve të tonazhit të rëndë të kompanisë “Bankers Petrolium” kanë prishur këtë rrgë. Ata kërkuan të merreshin masa  
 
Shkrimi u publikua sot (06.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë

‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë