Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor në unazën lindore të qytetit të Fierit.
  
Një automjet tip Benz me targë AA 891 DL me drejtues Vasil Latifaj, 41 vjeç ka aksidentuar rëndë një shtetas i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.
 
Fatmir Kaja 60 vjeç ka mbetur i plagosur si pasojë e përplasjes së fortë të shkaktuar nga automjeti.
 
58-vjeçari është dërguar me urgjencë në Spitalin Fier ku i është nënshtruar mjekimit të mjekëve por fatkeqësisht nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit ndërsa grupi hetimor  po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

[gallery]20268[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com