FIER - Gjykata e rrethit Fier ka dhënë sot masën e arrestit me burg për Arben Muho i cili vrau gruan e tij Teuta Muho. “ Nuk doja ta vrisja. Më ka shpërdoruar Lekët kur unë punoja si shofer taksie”, kështu është shprehur para trupit gjykues Muho.
Ngjarja ka ndodhur më 18 jJanar në lagjen Sheq të Fierit, ku autori Arben Muho vrau gruan e tij vetëm pesë ditë pasi ai kishte lënë qelinë e burgut. Muho ishte dënuar për veprën penale të plagosjes me dashje tre vite, por nga ky dënim kishte bërë vetëm tetë muaj burg dhe më pas ishte liruar nga gjyqtari Sokol Ngreci. Masa e arrestit me burg është dhënë nga gjyqtari Roland Hysi. Ndërkohë Arben Muhos është nën mbrojtjen e avokatit Adrian Abazi, si dhe nën gjykimin e prokurorit Petrit Vukaj.
Krimi i kryer nga Muho tronditi opinionin publik pas informacionit se ai kishte vetëm pesë ditë që kishte dalë nga burgu në të cilin kishte vuajtur dënimin për një krim tjetër. Po ashtu për këtë rast ka reaguar edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri i cili nëpërmjet një deklarate zyrtare i ka bërë thirrje Presidentit Nishani që të reagojë dhe të marrë masa përsa i përket gjykatave që bëjnë pazare me kriminelët.

Redaksia Online
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO