FIER - Krimi brenda familjes këtë herë ka shënuar viktimën e radhës në lagjen Sheq të Fierit. 48-vjeçarja, Teuta Muho, është dhunuar për vdekje me mjete të forta nga burrri i saj, Arben Muho,51-vjeç, i cili vetëm para pesë ditësh ishte liruar nga burgu, ku vuante dënimin prej 6 muajsh për një plagosje të kryer pak kohë me parë.

Për motive ende të pazbardhura, kryefamiljari ka ushtruar dhunë fizike mëngjesin e sotëm karshi bashkëshortes tij. 

Kjo e fundit ka ndërruar jete pas plagëve të marra kryesisht në kokë, ndërsa asnjë prej tre fëmijëve të çiftit nuk ndodhej në banesë në momentin kur ndodhi ngjarja.

Kanë qënë komshijtë ata që kanë dëgjuar britmat e gruas dhe kanë njoftuar fëmijët e çiftit dhe policinë. Këta të fundit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe përballur me krimin makaber. 51-vjeçari është arrestuar brënda në banesë dhë është shoqëruar në ambjentet e komisariatit të Fierit ku po merret në pyetje për ngjarjen.

Ai njihej si njeri problematik, ndërsa jashtë kameras banorët e zonës pohojnë se poblemet ekonomike kishin bërë që cifti mjaft herë të përfshihej në konflikte.

A1 Report ka mësuar se 51 vjeçari ishte një person me precedentë të mëparshëm penalë, pasi ishte dënuar me 3 vjet burg nga Gjykata e Fierit për veprat penale të plagosjes dhe vjedhjes. Por ndërkohë me vendim të Gjykatës së Apelit të Vlorës, Muho u lirua vetëm pesë ditë më parë, duke kryer vetëm 8 muaj dënim. Vrasja në Fier, burri ishte dënuar me 3 vjet burg, u lirua pas 8 muajsh

Lidhur me këtë fakt, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri përmes një reagimi zyrtar ka akuzuar gjykatat se po bëjnë pazare me kriminelët, duke i lënë ata të lirë dhe duke u kthyer në këtë mënyrë një rrezik konstant për rendin dhe sigurinë. Në këtë mënyrë, Tahiri i bën thirrje Presidentit Bujar Nishani dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë të reagojnë dhe të marrin masa. Vrasja në Fier, Tahiri: Gjykatat pazar me kriminelët! Nishani merr masa!


fier vrasja

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)