FIER - Përdhunimi i një çifti të fejuarish, ngjarje e ndodhur javë më parë në Seman të Fierit, mund të ketë ardhur në shenjë hakmarrjeje për një konflikt të ndodhur kohë më parë.
Ky fakt bëhet i ditur për mediat nga burime të jozyrtare pranë policisë së Fierit, sipas së cilave 28 vjeçari që bashkë me të fejuarën ra pre e një përdhunimi ka patur një konflikt më një person në qytetin e Fierit.
Dyshohet se personi me të cilin ka patur konflikte 28 vjeçari në shenjë hakmarrjeje, bashkë me një tjetër ka dhunuar seksualisht 28 vjeçarin dhe të fejuarën e tij. Kjo është pista ku është përqendruar puna e policisë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa viktimat kanë pohuar në polici se nuk i njihnin agresorët.
Ky fakt shton dyshimet e policisë për ndonjë veprim hakmarrës ndaj 28 vjeçarit, ndërsa policia refuzon të japë të detaje lidhur me identitetin e autorëve.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Fier, maskat e armatosura grabisin dhe përdhunojnë çiftin e të fejuarve