FIER - Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrethin e Fierit.

51-vjeçari Aben Jaupaj, i cili ishte edhe drejtuesi i mjetit ka humbur jetën kur makina ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanalin anës rruge.

Siç informon korrespondenti i A1Report në Fier, Kristaq Thano 51-vjeçari nga Fieri udhëtonte me makinën tij me targa FR 23 68 D.

Mësohet se shoferi ka qenë në gjendje të dehur dhe për pasojë ka dalë nga rruga, ku ka rënë në kanalin anës rrugës dhe për pasojë ka humbur jetën. Kanë qenë kalimtarët e rastit që kanë gjetur viktimën në makinën e përplasur.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 1 e 30 të mëngjesit të sotëm në fshatin Sheqishte, komunën Zharrëz në rrethin e Fierit.

Fier, aksident me logo
(Foto nga aksidenti)

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)