FIER - Dëmtohet dera e filialit të Raiffaisen Bank në qendër të qytetit të Fierit. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ndërsa persona të paidentifikuar kanë dëmtuar derën e kësaj banke por nuk kanë mundur që të realizojnë grabitjen.

Ngjarja është zbuluar mëngjesin e sotëm, kur punonjësit e bankës kanë shkuar për në punë. Sipas tyre, dorezat e derës janë gjetur në tokë, ndërsa nuk është tentuar që të shkohet më tej.

Menjëherë është njoftuar policia dhe në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekspertët e policisë që kanë nisur hetimet.

Sipas policisë nga dëmtimet e vërejtura mund të mos bëhet fjalë për ndonjë grabitje por ndonjë person në gjendje të dehur mund të ketë qëlluar me shkelma derën e bankës.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)