FIER - Policia e Fierit ka prangosur mëngjesin e sotëm 36 vjecarin, Oltion Toro, i cili dje derdhi plumba mbi 62 vjeçarin Nasi Mema. Burimet zyrtare thanë se Toro u kap në periferi të qytetit. Angjelina Mema, bashkëshortja e viktimës, e cila ndodhet në spitalin e Fierit dëshmoi për TVA1 Report si kishte ndodhur konflikti duke degjenuar deri në grushte dhe më pas në përdorimin e armës tip kallashnikov nga autori i vrasjes.
DESHMIA E TE PLAGOSURES
Angjelina Mema, bashkëshortja e viktimës, e cila ndodhet në spitalin e Fierit ka dëshmuar për A1 Report si kishte ndodhur konflikti duke degjenuar deri në grushte dhe më pas në përdorimin e armës tip kallashnikov nga autori i vrasjes. Mesditën e djeshme, rreth orës 13:30 minuta viktima Nasi Mema kanë nisur të konfliktohen me autorin e krimit Oltion Toron për shkak të mos pagesës së taksës së ashensorit. Sipas dëshmitares, familja nuk Sherri në shkallët e pallatit është dëgjuar nga bashkëshortja e viktimës, e cila ka dalë për të marrë të shoqin në shtëpi. “Pashë mamanë e Oltionit që po e mbante, ndërsa Oltioni i qëllonte me grushte. Ndërhyra për të larguar Nasin, dhe në këtë moment autori hyri në shtëpinë e tij mori armën. Unë tërhoqa bashkëshortin brenda për në shtëpinë tonë. Fillimisht Nasi u plagos tek dera. Unë dola për ta mbrojtur, kur ai qëlloi sërish duke lënë të vdekur bashkëshortin tim dhe mua më plagosi.”- tregoi Angjelina Mema për korrespondenten tonë në Fier Floberta Kajo.
Gruaja 62 vjeçare tregon se bashkëshorti i saj ishte zgjedhur si administrator nga banorët e pallatit, ndërsa familja e Oltionit kishte 4 muaj që nuk kishte dhënë pagesën mujore për mirëmbajtjen e pallatit.
”Burri im e bënte për humanizëm. Ai fitonte shumë pak, pasi i jepte lekë teknikut të ashensorit, punonjëses sanitare”
Plumbat i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme Nasi Memës, ndërsa ajo është plagosur dhe aktualisht ndodhet në reanimacion nën vëzhgimin e mjekëve. Mjekët informuan gazetaren se gjëndja shëndetësore e të plagosurës mbetet e rëndë.
SEKUESTROHET ARMA E KRIMIT
Policia njofton se arrestimi i 36 vjeçarit është bërë sot në kuadër të operacionit te koduar ‘’Hekurudha’’. Ai akuzohet për veprën penale ‘’Vrasje ne rrethana te tjera cilesuese” dhe ‘’Mbajtje pa leje te armeve dhe municioneve luftarake”, të parashikuara nga nenet 79/dh dhe 278/2 te K.Penal, “pasi dyshohet se në datën 28.07.2012, ora 13.30, ne lagjen ‘’Apollonia’’ te qytetit te Fierit, mbas nje konflikti per motive te dobeta ka vrare me arme zjarri ne banese shtetasin Nasi Memaj dhe ka plagosur rende bashkeshorten A.Memaj. “ Gjatë këtij operacioni u be e mundur gjetja dhe sekuestrimi i armes se krimit, automatik Kallashnikov, model 56 i kalibrit 7.62 mm.
VRASJA DJE NE FIER
Një sherr për pagesën e ashensorit i ka marrë jetën shtetasit Nasi Mema, ndërsa ka mbetur e plagosur e shoqja e tij, Angjelina, të dy mbi 50 vjeç. Grindja mes çiftit dhe fqinjit 36-vjeçar, Orjon Toro, kishte nisur dy ditë më parë ndërsa përfundoi tragjikisht me përdorimin e kallashnikovit në orët e para të pasdites së sotme, tregojnë banorët e pallatit në lagjen Apollonia. Pas vrasjes autori ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
(im/aq/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Administrimi i pallateve, ligji që nuk e njohin qytetarët