Banorë të fshatit Mbrostar në Fier, ku është parashikuar të ndërtohen një impiant për përpunimin e mbetjeve urbane, janë përplasur sot me kryebashkiakun, Armando Subashi.
Ky i fundit ka pritur në një takim banorë të këtij fshati, ndërsa bëhet e ditur se mbledhja është shoqëruar me debate të ashpra. Subashi mësohet të jetë shprehur se vendimi për impiantin e mbetjeve është marrë nga Këshilli Bashkiak, duke deklaruar se ai nuk mund të anullohet.
Nga ana e tyre, banorët e Mbrostarit kanë akuzuar autoritetet lokale se me vendimin për impiantin e mbetjeve po helmojnë popullsinë. Ata kanë nisur një protestë jashtë bashkisë së Fierit me pankarta në duar "Stop Kancerit".

(Protesta e banorëve të Mbrostarit përpara Bashkisë së Fierit)
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO