FIER - Gjykata e Fierit ka vendosur masën “pezullim nga detyra” për 8 zyrtarë të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë (KEMP) pasi nga hetimet ka rezultuar se ata kanë dhënë asisstencë financiare në mënyrë fiktive personave të aftë për punë, dhe që nuk plotësonin kriteret përkatëse.

Venidimi është marrë sot nga ana e gjykatës, e cila me kërkesë të Prokurorisë së këtij qarku, ka vendosur të pezullojë 8 zyrtarët, për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, pasi kanë kualifikuar si persona që përfitojnë pagesë paaftësie shtetas të ndryshëm, që nuk plotësonin kushtet.

Kështu 8 zyrtarët e pezulluar nga detyra janë:
Eljona Zilja
Arnisa Sulejmani
Jovan Prifti
Flamur Kadiu
Merita Alimadhi
Novruz Çaushaj
Ervin Llakatura
Andrea Dollaku 

Nga ana e saj Prokuroria ka nisur hetimin, pas kallëzimit të bërë nga Ministria e Mirëqeniës Sociale e Rinisë si dhe Shërbimi Social Shtetëror Tiranë. Sipas hetimeve të kryera, Prokuroria ka përcaktuar si të dyshuar për kryerjen e veprës penale të gjithë anëtarët e KEMP, të cilët janë në detyrë.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për të njëjtën vepër penale edhe për tre ish-zyrtarë të Komisionit Mjeko-Ligjor, të cilët janë larguar nga detyra.

Personat nën hetim mësohet se janë:
Anila Peqini
Novruz Caushaj
Dashamir Yzeiri

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)