FIER- Flakët përpinë një apartament në katin e dytë të një pallati në lagjen nr 16 të Fierit. Korrespondenti i Tv A1 Report, Kristaq Thano informon se flakët kanë rënë në banesën e një të verbri.
Në momentin e rënies së flakëve në shtëpi kanë qenë Festim Manaj, i verbër, 2 fëmijët e tij të mitur 7-8 vjeç si dhe i ati, i moshuar. Policia thotë se familjarët kanë arritur të dalin nga flakët dhe janë jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që banesa është shkrumbuar tërësisht.
Mendohet se dy fëmijët e Festimit duke luajtur me një shkrepëse, nga pakujdesia i kanë vënë zjarrin një batanijeje dhe më pas zjarri është përhapur në krevat duke bërë që zjarri të përhapej në të gjithë dhomën duke shkrumbuar gjithçka kishte në të si dhe pajisjet elektroshtëpiake. Menjëherë është lajmëruar reparti zjarrfikës i cili mundi të izolonte vatrën e zjarrit për të mos shkaktuar dëme më të mëdha. Festim Manaj është shprehur se falë Zotit i shpëtuan fëmijët.
(Redaksia online)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com