Policia e Fierit ka arrestuar ditën e sotme 47- vjeçarin, Bilbil Zaimi, i cili ishte shpallur në kërkim nga blutë e Fierit, pasi në 23 korrik ka djegur një sipërfaqe toke prej 6 dynim, e mbjellë me tërshërë, si dhe 30 bimë frutore.

Tërshëra dhe bimët frutore të djegura, mësohet se kanë qenë në pronësi të 66- vjeçarit, M.L, banues në fshatin Libofshë.

Mbi Bilbil Zaimin rëndon akuza e shkatërrimit të pronës me zjarr.

Njoftimi i plotë i policisë:
Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale "Shkatërrim i pronës me zjarr".

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

-Bilbil Zaimi, 47 vjeç, banues në fshatin Metaj, Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 23.07.2017, ka djegur 6 dynym barë tërshëre dhe 30 rrënjë pemë frutore të shtetasit M.L, 66 vjeç, banues në fshatin Libofshë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Shkatërrim i pronës më zjarr" parashikuar nga Neni 151 i Kodit Penal.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com