Qindra ton shalqinj po kalben në zonën e Fierit.
Tregtarët akohen se nuk ka treg për shitjen e këtij produkti dhe se ai po kalbet akoma pa u shkulur.
Sipas fermerëve të fshatit Kafaraj çmimi i shalqirit ka rënë deri në vlera qesharake, sa që një kilogram shitet për 3 lekë.
Ata shprehen se me një çmim të tillë nuk po u del as të paguajnë karburantin që po shpenzojnë për të tërhequr prodhimin nga toka.
“Ja kam mbjell 1 hektar, nuk ka cmim, nuk ka treg ,malli nuk tërhiqet sepse vjen nga Kosova. Me 3 lek e shesim, nuk ka leverdi por vetëm humbje, dalim vetëm që mos të na ngelet në bahce”, shprehet njëri nga fermerët.
“Ne sivjet kemi dalë me humbje, gjynah të shesësh shalqirin me 3 lekë, me tre lek nuk më shlyen dot mua me zetorin. Po punëtori me cfarë do të ushqehet? Prandaj shteti duhet të vërë dorë, të subvencionoje naften, të ketë cmim standard. Ja në botë në shtetin fqinj Maqedonia e paguan fermerin kurse shteti ynë fare” shprehet një tjetër fermer.
Sipas fermerëve kjo katrahurë në treg ka ardhur si pasojë e moskontrollit të tregut nga ana e shtetit të cilën lejojnë të futet mall importi ndërkohë që prodhimi vendas po shkon dëm.
[gallery]23050[/gallery]
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO