Fier, dy shtatzëna operohen me
fenerë, materniteti pa energji

Fier, dy shtatzëna operohen me<br />fenerë, materniteti pa energji
FIER – Lindje në kushte mesjetare. Kështu i kanë sjellë në jetë dy gra fëmijët e tyre në maternitetin e Fierit natën e mbrëmshme, për shkak të mungesës së energjisë elektrike dhe ajo e një gjeneratori të fuqishëm, duke detyruar mjekët të përdorin dritën e fenerëve për operimin dhe lindjen e dy shtatzënave.

Ndërkohë rreziku për jetën e dy grave dhe fëmijëve të tyre ka qenë shumë i madh. Lidhur me këtë situatë të pazakontë, drejtori i maternitetit të Fierit Besnik Ibrahimi pranon gjendjen alarmante.

Ai ngre shqetësimin se kjo situatë është prezente prej disa ditësh, i ka bërë apel kompanisë CEZ shpërndarje të marrë masa për të parandaluar ndonjë skandal të mundshëm në maternitet.

Ibrahimi u bën thirrje edhe institucioneve shtetërore të marrin masa për vënien në dispozicion edhe të një gjeneratori të fuqishëm për të përballuar rastet e defekteve të ergjisë elektrike në ambjemntet e maternitetit.

(Lajmi u përditësua ditën e sotme ora 12:15 minuta)

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)