FIER - Një muaj pas ngjarjes ku një çift të fejuarish u grabitën dhe përdhunuan në Seman të Fierit, policia ka arrestuar dy persona si autorë të dyshuar për ngjarjen.

Operacioni i koduar “Pylli” arriti të vërë ne pranga, Endri Goga 20 vjeç dhe Shaban Skeja 19 vjeç, banues në fshatin Seman, të cilëve iu gjetën në banesë maskat, fishekët, një shotgan si dhe aparate telefonike ndër të cilët edhe celularët e çiftit të dhunuar.

Nga ana e tyre dy të arrestuarit kanë pranuar para grupit hetimor akuzën e përdhunimit të çiftit të të fejuarve në pyllin e Semanit. Gjatë dhënies së dëshmisë ata kanë pranuar kryerjen e marrëdhënies seksuale nën kërcënimin e armës me vajzën 25 vjeçe dhe djalin 28 vjeç.

Dy të arrestuarit kanë treguar se ishin duke mbledhur boçe në pyll, kur i ka lindur idea për të përdhunuar çiftin e të fejuarve. Ata kanë treguar se çiftin e të fejuarve e kishin parë të zhveshur dhe duke kryer marrëdhënie.
 
Megjithatë një tjetër pistë ku grupi hetimor është përqendruar është edhe hakmarrja. Mësohet se nga verifikimi i të dhënave ngjarja lidhet me të kaluarën e afërt të të dëmtuarve, kjo pasi 28 vjeçari, kishte pasur konflikt verbal me njërin prej të arrestuareve dhe ky i fundit ka vendosur të hakmerrej në bashkëpunim me mikun e tij. 
endri goga