Fier- Policia e Fierit ka nisur hetimet për një 72-vjeçar italian.

Sipas bluve dyshohet se Benito Lanari i ka marrë një 39-vjeçari 11 mijë euro përmes mashtrimit.

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin italian, B. L., 72 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se i ka marrë shtetasit E. M., 39 vjeç, nëpërmjet mashtrimit, 11 000 euro, të cilat nuk ia ka kthyer.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme", njoftoi sot policia.

________________

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë