FIER- Një aksident ka ndodhur sot në mbrëmje në hyrje të qytetit. Një mjet tip “Audi“ me targa "AAO08" , i cili drejtohej nga një polic burgu, Hysen Shehu, 25 vjeç, ka përplasur një këmbësore në anë të rrugës.
Si pasojë ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital, këmbësorja Lindita Kola, 51- vjeç. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të aksidentit.
Ndërkohë mësohet se autori është ndaluar nga forcat policore të komisiariatit të Fierit.
Njoftim i plotë i policisë
Në datën 22.05.2018, rreth orës 20:45, në lagjen “Sheq i Madh” Fier, shtetasi Hysen Shehu, 25 vjeç, banues në lagjen “Sheq i Madh” duke drejtuar automjetin tip “Audi“, ka përplasur shtetasen L.K, 51 vjeçe, e cila ishte duke lëvizur në këmbë. Shtetasja L.K ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin Rajonal Fier. Shtetasi Hysen Shehu është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryen veprimet proceduriale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.