FIER- Një 70-vjeçar nga Mallakastra ka humbur jetën ditën e sotme, pasi e ka zënë poshtë një mur i cili është rrëzuar. 70-vjeçari Myqerem Shehu, nga komuna Fratar në Mallakastër, është plagosur rëndë si pasojë e rrëzimit të murit, por edhe pse ëshët dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit, ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

Trupi i 70-vjeçarit është dërguar në morgun e spitalit, dhe më pas është tërhequr nga familjarët.

Policia po heton për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)