FIER - Prej me shume se pesë muajsh, tre boksierë të ekipit kombëtar, që kanë përfaqësuar denjësisht këtë ekip në evenimente dhe trofe kombëtare e ndërkombëtare, sot ndihen të nënvlerësuar dhe braktisur.
 
Ekipi gjendet sot përballë vështirësive dhe mungesës së vlerësimit nga pushtetit vendor, pasi ka mungesa të bazës materiale dhe trajtimit ushqimor dhe financiar .
 
Trajnieri i këtij ekipi, Baftjar Abazaj, ka shprehur keqardhjen për kushtet në të cilat ndodhet sot dhe ku zhvillon stërvitjen ky ekip. Pamjet, në palestrën e ku stërviten mbi 50 boksierë, flasin vetë.
  
Ndërkohë, Xhulio Vernozi, 13 herë kampion i vendit në boks, ka treguar se mungesa e bazës materiale dhe kushteve të palestrës për këtë sport, ka vënë në vështirësi punën stërvitore.
 
Në palestrën ku ata zhvillojnë stërvitjen, bëjnë orët e edukimit fizik edhe nxënësit e  shkollës së mesme dhe me fillimin e shkollës, nuk dihet se ku ata do të zhvendosen.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)