Fier, fëmijët të prekur nga virozat
mjekja:Prindërit t’i drejtohen spitalit

Fier, fëmijët të prekur nga virozat<br />mjekja:Prindërit t’i drejtohen spitalit
FIER-Virozat e stinës kanë pushtuar fëmijët e moshave të ndryshme në Fier.
 
Në spitalin e pediatrise së këtij qyteti janë rreth 80 fëmijë në ditë që marrin shërbimin shëndetësor. Më të prekurit nga virozat janë fëmijët nën moshën 3 vjeç
 
Temperaturë e lartë, diare dhe të tjera simptoma nga virozat e stinës kanë pushtuar fëmijët e moshave të ndryshme në Fier. Në spitalin e pediatrisë së Fierit vizitohen rreth 80 fëmijë në ditë.
 
Mjekja pediatre, Anila Muka, tha se pavarësisht situatës nën kontroll, prindërit duhet t’i drejtohen shërbimit shëndetësor sapo shohin këto simptoma.
 
Muka na njeh edhe me disa këshilla që prindërit duhet të kenë parasysh në stinën e verës.
 
Më të prekurit nga virozat e stinës janë fëmijët nën moshën 3 vjeç. Pjesa më e madhe e fëmijëve dërgohen në shtëpi  pasi marrin mjekimin e duhur.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht në makinë dhe dhunohet, 3 të arrestuar

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht në makinë dhe dhunohet, 3 të arrestuar