FIER - Pas zgjedhjeve të 23 Qershorit dhe fitores së të majtës në këto zgjedhje, ritmet e investimeve publike në qarkun e Fierit janë ulur. Disa investime të rëndësishme në infrastrukturën rrugore si dhe në ndërtimin e ujësjellësave dhe objekteve arsimore, shëndetësore etj. janë ndalur ose vazhdojnë me ritme tepër të ulëta.
“By pasi” 22 km i gjatë, që do të lidhë Fierin me Lushnjen dhe Vlorën ka ndalur punën prej më shumë se dy muajsh; makineritë janë ndalur dhe nuk kanë punuar prej momentit të inagurimit, ndërkohë që të njejtin fat ka pasur edhe aksi rrugor Fier- Roskovec - pjesë e aksit Fier - Berat.
Për kreun e Dhomës së Tregtisë Fier, Shezai Çobo, kjo situatë shpjegohet me mungesën e likuiditeteve financiare për kompanitë e ndërtimit nga shteti si dhe frikën e vetë kompanive për të vazhduar këto investime pa pasur garanci në likuidimet financiare.
Për Dhomën e Tregtisë në Fier, kjo situatë është tepër e vështirë për biznesin dhe komunitetin.
Nga njera anë, biznesi ndjehet i kërcënuar nga vonesat e gjata të financimeve për projektet që do të zbatojë në objekte, por edhe komuniteti dhe taksapaguesit presin frytet e investimeve të qeverisjes të kujtdo force politike. Qoftë nga firmat zbatuese të punimeve, qoftë nga shteti shqiptar, duhet të respektohen afatet dhe procedurat ligjore në punime si dhe në likuidimin e financimeve.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com