FIER - Një grup xhirimi i TV A1Report shkoi sot pranë argjendarisë të quajtur Ilia, pronar i së cilës është shtetasi Ilia Koçi. Megjithë këmbënguljen e korrespondentes sonë në Fier, ai u tregua disi i frikësuar dhe nuk ka pranuar të flasë përpara kameras por ka pohuar se argjendaria që ai ka në pronësi është bërë tre here pre e grabitësve.

Ai gjithashtu konfirmoi se video e publikuar nga Shqiptarja.com dhe A1Report, duke duket qartë e gjithë dinamika e grabitjes së para pak ditëve, është xhiruar nga telekamerat e sigurisë që gjenden në argjendarinë e tij.

Jashtë mikrofonit, zoti Koçi është shprehur i revoltuar për punën e pamjaftueshme të policisë së qytetit të Fierit e cila, sipas tij, ka arritur të zbardhë vetëm sulmin e parë ndaj pronës së tij. Zoti Koçi theksoi gjithashtu se atij ende nuk i është kthyer sasia e floririt të grabitur që policia i ka gjetur autorëve.

(ns/im/shqiptarja.com)