Në rrugën “Jakov Xoxa” e cila është inauguruar pak kohë më parë, gjatë ditës së sotme është shmangur një tragjedi.

Një autobot i cili transportonte ujë, ka kaluar mbi një puset e cila për shkak të tonazhit të rëndë të mjetit është dëmtuar, duke çuar edhe në shembjen e një pjese tjetër të rrugës rreth pusetës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Sharra” përballë shkollës 9- vjeçare “Pinellopi Piro”, ku kanë  shkuar forca të shumta policie në vendngjarje të cilat kanë bërë rrethimin e vendit për shkak të rrezikut se hapësira e shembur e rrugës mund të zgjerohej.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com