FIER- Një 20-vjeçar nga fshati Kurjan në Fier është arrestuar në flagrancë ditën e sotme, për kultivim të bimëve narkotike. Në brendësi të serave në pronësi të tij, Besnik Siqecas iu gjetën rreth 2700 rrënjë bimë narkotike të ngjashme me ato të Kanabis Sativa.
 
Po kështu, policia e Fierit ka arrestuar edhe kryetarin e fshatit Kurjan, Sali Besnik Meto, 53 vjeç, i cili akuzohet për veprën penale të “Moskallzimit të krimit”.
 
Ndërsa për kreun e komunës Kurjan, 39-vjeçarin Ilir Shabanaj, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për vepren penale të “Shpërdorimit të detyrës”.
 
Materialet proceduriale ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për veprime të mëtejshme.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)