FIER - Një 50 vjeçar është gjetur i vdekur dhe i masakruar në fytyrë pranë xhamisë në qendër të qytetit të Fierit. Policia thotë se viktima Petrit Saliaj rreth 50 vjeç i cili punonte si roje nate në dy lokale është gjetur i vrarë nga kalimtarët të cilët më pas kanë njoftuar poicinë.
Trupi është gjetur rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm pranë një kioske ngjitur me xhaminë në qendrën e qytetit të Fierit.
Nga hetimet policia ka gjetur gjurmë gjaku të cilat nisnin 100 metra larg vendit ku u gjet kufoma. Njollat e gjakut janë gjetur në një tunel që lidh pallatet në lagjen “Apollonia” dhe ato kanë vazhduar deri në vendin ku është gjetur kufoma.
Policia dhe grupi i ekspertizës pasi kanë kryer veprimet e para hetimore. Përfaqësues të grupit hetimor i kanë thënë gazetarit tonë Kristaq Thano se fytyra e viktimës është masakruar keq, duke e bërë të vështirë identifikimin.
PISTAT E HETIMIT
Janë dy pista hetimi: Dyshojnë se viktima është vrarë diku tjetër dhe më pas është transportuar trupi afër xhamisë. Një mundësi tjetër është se viktima mund të jetë goditur fillimisht tek tuneli, 100 metra larg vendit ku u gjet kufoma. 50 vjeçari ka mundur të largohet por është ndjekur nga autori apo autorët.
Një pistë hetimi është ajo e një vrasje për motive grabitjeje, pasi në atë zonë pronari i një pike këmbimi valutor ka denoncuar thyerjen e xhamit të dyqanit të tij dhe grabitjen e 45 mijë lekëve të reja, por policia zyrtarisht nuk e konfirmon.
Zyrtarisht policia e Fierit nuk ka dhënë ende detaje në lidhje me vrasjen.

Foto të tjera (Ne foto: Vendi ku u gjet viktima, pranë xhamisë
(Lajmi u perditesua, fillimisht u publikua ne oren 07:07)
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com