FIER - Një 45-vjeçar është gjetur i mbytur pas mesnate në bregdetin e Semanit në Fier. Viktima është identifikuar si shtetasi A. Kulari 45 vjeç, banues në lagjen "28 nëntori" në Fier, ndërsa dyshohet se ai është mbytur mbrëmjen e djeshme.

Kërkimet për gjetjen e 45-vjeçarit kanë nisur pasi policia ka gjetur rrobat e tij në breg. Dyshohet se viktima ka hyrë në det për t’u larë por nuk ka mundur dot të dalë prej andej.

Pas disa orësh kërkimesh, forcat e policisë kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë të 45-vjeçarit nga uji.

(ff/shqiptarja.com)